Thursday, August 18, 2011

Si eshte te imigrosh ne nje vend te huaj?

Vendimi te ndrosh vendin tend me nje vend te huaj, eshte nje nga me te veshtire ne jete, sepse ndryshimi i vendit eshte ne

fakt ndryshimi e gjithe jetes. Gjithcka fillon nga e para, nga faqja zero – shoke e shoqe te rinj , pune te re, traditat dhe stili i jetes ndryshe nga ai i meparshem. Kush do qe ka imigruar jashte vendit, do me kuptoje shume mire besoj.

Eshte me e lehte te imigrosh ne nje vend me i mire, ku ka mundesira me te mira per jeten, sidomos kur vendi tend nuk te ofron e nevojshmen per nje jete e kenaqshme. Por ky nuk eshte edhe rasti im. Ne vendin tim, i cili megjithse jo dhe jashtezakonisht i zhvilluar, une kam pasur nje pune shume te mire, me mundesira per rritje personale dhe profesionale, shoqeri prej vitesh qe nga shkolla dhe universiteti, atje kam nje familje e mrekullueshme dhe te afermit shume te dashur.

Gjithe keto une e kam ndruar me Shqiperine, me teper per jeten ne vendin e te dashurin tim (tashme tim shoq). Me nje jete e re ku une e fillova si nje femij te vogel ta kap nga e para – gjyhen, traditat dhe zakonat, menyrat e sjelljes karakteristike, te merrem doren me nje pune te re, te krijoj shoqerine e re – shqiptare dhe te huaje. A ishte e lehte kete zgjedhje? me siguri jo. Qe tani me kujtohen ato ditat e trazuara kur e beja perllogaritjet e mia midis dashurise dhe atdheun time. Dhe si perfundim peshoria u rendua nga ana e Shqiperise dhe bashkimit me timin shoq.

Tani prej tre vitesh qe po jetoj ne Shqiperi mund te them se ne pergjithesi jam mjaft e integruar ne kete vend. U mesova edhe e kam asimiluar shume gjerat, megjithese gjithmone do me marre shume mall per vendin tim dhe gjerat e dashura qe e kam lene atje. Tashme kam edhe nje femij te mrekullueshem qe e ka perbashkuar dy kombesi edhe na ka lumturuar pergjithmone.

Si perfundim do desha te rrefej se asgje nu eshte e pamundur ne kete jete, dhe njeriu mesohet me cdo gje, rendesi kane perpjeqjet dhe parimet e tij qe i zoterojne jeten. Mund te jesh i lumtur apo i palumtur ne cdo vend te botes. Fatin tone shpesh here e kemi ne dore.

No comments:

Post a Comment