Thursday, September 3, 2020

Rreth blogut tim


Unë nuk jam magjistare, jam nënë e në të njëtjën kohë  ende po  mësoj sesi të jem një nënë e përkryer.


Çdo nënë është një thesar i çmuar eksperiencash dhe përvojash. Të jesh nënë është, pa dyshim, një talent, një art i veçantë, por në radhë të parë - një profesion. Një profesion qe mësohet  dhe sterrmësohet gjatë gjithë jetës, në çdo  stad të rritjes së fëmijes.  Eshtë si një kurs afatgjatë, nga i cili, në asnjë moment nuk mund të përjashtohesh apo të ndalosh për të bërë pak pushim.

Që nga momenti i konceptimit të fëmijes, dhe sidomos, qe nga degjimi i belbëzimës së   parë, ne, nënat, e marrim në duart tona delikate “zjarrin olimpik” për të vazhduar stafetën e stergjysheve, gjysheve dhe nënave tona, duke përpjekur qe të kryejmë edhe më së miri misionin e nënës. Nëse do t’ia dalim për mirë ose  keq, kjo gjë  varet  terësisht nga vullneti dhe përkushtimi jonë.

Besoj së një nënë e vertetë, është ajo qe eshte e perkushtuar ndaj  rritjes së fëmjes së shendetshme nga ana fizike por edhe psikike. Kjo gjë nuk është e lehtë për t’a arritur por, si nje nene e vertete, mundohesh që , kryesisht në vitet e para të jetës, kur krijohen bazat e personalitetit të fëmijes,t’I japësh fëmijës tënd vizionin mbi një jetë të ekuilibruar dhe harmonike, me fjalë të tjerë, një jetë e lumtur.

Une, si nënë e re, kam hasur dhe vazhdoj te hasem me sfida te reja ne kryerjen e misionit tim. Djali im i vogël eshte ai qe me ka trajnuar, më “detyroi” te lexoj shume libra te “specialitetit të nënës” – libra mjekësore, psikologjike, rreth ushqyerjes së fëmijëve , arsimore, etc. Ato më kanë bindur të provojë, të vezhgoj, të nxjerr konkluzione mbi gabimet dhe arritjet e mia si nënë. Të qenit nënë sigurisht që është instiktive por për të qenë një nënë e përsosur ajo duhet mësuar.

Me siguri, çdo nënë, e ka përvojen personale dhe është me plotë ide dhe receta për situata të ndryshme te lidhura me fëmijet. Gjithë këshillat  e nënëve janë të vlefshme, të gjitha  janë të çmuara!

Në këtë blog do të ndaj me ju me shumë dashuri  sekretet e mia mbi kujdesjen ndaj fëmijes, do t’ju përcjell këshilla të bazuara dhe të dokumentuara, duke përfshirë fusha të ndryshme kaq të dobishme për rritjen e mbarë të fëmijes si: shendeti, ushqyerja, psikologjia, arsimi dhe zhvillimi, etj  por pa përjashtuar dhe idetë për zhvillimin dhe mirëqenjen tonë, të nënave, sepse nga ne varet dhe mirëqenja e gjithë familes. Apo jo?

Gjithashtu, meqense, duke edukuar fëmijet, edukohemi dhe vetë, e perforcojmë, apo përvetësojmë disa cilësi që  janë mjete të nevojshme për të rritur një fëmijë, ky blog, do jetë dhe një rrëfim mbi sukseset e arritura nga unë, qellimet e propozuara dhe hapat e bëra për arritjen e tyre.


Me fjalë të tjerë, kjo do jetë një platformë për të promovuar eksperiencën time si nënë, të njohurive time teorike dhe praktike të lidhura me organizimin e një jetë të lumtur dhe të shendetshme të  të gjithë familjes.

Sunday, February 22, 2015

Ushqime per te eliminuar nje infeksion viral

Duke qene se kemi hyre ne periudhen kur jemi me te ndjeshem ndaj virozave, ne te rriturit, por vecanterisht femijet tane, kam dashur te ndaj me ju nje artikul mjaft i dobishem, qe e kam perkthyer nga anglishtja, per masat mbrojtese ne sezonin e gripit.

"Nje nga metodat me te mira per te parandaluar nje infeksion eshte perforcimi i imunitetit te pergjithshem nepermjet ushqyerjes se mire.  Nje diete e ekuilibruar me ushqime integrale na furnizon nje seri nutrientesh te nevojshem per t’u mbrojtur nga semundja.

Por cfare duhet bere nese te shfaqen simptomat e nje ftohjes ose gripit?


Simptomat tipike i nje infeksionit viral jane: dhimbja e kokes, dhimbjet e gryjkes, rinorea (rrjedhje hunde) dhe keputja e pergjithshme e te gjithe trupit. Keto reaksione jane rezultatet e perpjekjes se  sistemit tone limfatik per te na pastruar trupin, gjate luftes kunder infeksjonit viral. Gjate kesaj fazes se semundjes eshte e rendesishme te zgjidhen ushqime te cilat do te mbeshtesin procesin e pastrimit natyral dhe te sherimit te organizmit . Kjo do te thote zgjedhja e ushqimeve qe :

- kane nje permbajtje te larte uji
- treten lehtesisht
- nuk jane te perpunuara
- permbajne nutriente qe e preforcojne imunitetin  
- kane nje efekt antiviral

Eshte mire te perjashtoni ushqimet e renda gjate periudhes se rekuperimit nga gripi. Dhe kjo per arsye se organizmi duhet te perdore energjine e tij per sherim  - jo per tretje ushqimi.

Rini lart ushqimeve si mishi, bulmetrat, sheqeri dhe cerealet e rafinuara. Jo vetem sepse keto ushqimet jane veshtire per t’u trejtur, por sepse ato shtojne mukusin dhe kongjestionin limfatik.
Zgjedhjet korekte do t’ju ndihmojne qe te merreni veten sa me shpejt.  Frutat e fresketa dhe lengjet e shtrydhura jane nga ushqimet me te mira per nje sherim te shpejt.


Gjithashtu, mund te fokusoni te keto ushqimet me cilesite antivirale te vecanta :

Portokalet
Pervec vitamines C, qe eshte shume e rendesishme per imunitetin, portokala permban gjithashtu dhe disa elemente qe quhen limonoide, te cilat kane efekt antiviral te fort. Gjithashtu, portokalet permbajne hesperidinen, e cila sebashku me vitaminen C lufton infeksionin dhe e mbron zemren dhe enet e gjakut. Shume nga keto substance fitokimike gjenden ne pjesen e bardhe qe e mbulon portokalen. Prandaj, ne dieten tuaj kunder gripit, eshte mire te perfshini lengun e portokales se shtrydhur por edhe portokalet e tera.

Ananasi

Ananasi i fresket  permban nje enzime shume te rendesishme e quajtur bromelaina dhe e cila ndihmon ne dekompozimin e mukusit dhe reduktimin e inflamacionit. Disa teste tregojne qe bromelaina e vret disa lloje bakteresh dhe virusesh. Prandaj mund te jete teper e vlefshme per njerezit e semur me bronshite dhe pneumoni. 


Qumeshti i arre kokosit
Qumeshti i arre kokosit permban yndyrna te cilat ndihmojne organizmin ne shkatrimin eficient e viruseve qe shkaktojne gripin, herpesin, hepatiten C. Qumeshti i arre kokosit te fresket eshte nje zgjedhje excelente kur luftoni me nje infeksion viral. Eshte vecanterisht i vlefshem per riberjen e rezerves se fluideve te trupit, falje nivelit te larte te elektroliteve. Kjo gje e vecon dhe si nje mjet i mire per te palandaluar dehidratimin, ne rast te presences se vjelljes dhe te diarese.

Mango
Lengu i mangoes u tregua i efektshem ne shkatrimin e virusave. Perberesit te mangos kane aftesite – anti-fryrese, anti-kancerogjene dhe anti-bakteriane.
Kur nuk ndiheni mire, mango eshte nje zgjidhje ekcelente, pasi eshte e shijshme dhe e lehte per te trejtur. Gjithashtu eshte e pasur me beta-karoten, vitaminat C dhe E, te cilat te mbeshtesin sistemin imunitar.


Limoni
Qe nga koha e romaneve, limoni u shqya si nje ilac kunder gripit. Ne lashtesi limoni perdorej edhe nga egjiptianet per t’u mbrojtur kunder helmimit dhe ishte i vleresuar shume per cilesite te tij antibiotike dhe ekspektorante.

Limonet jane dhe mjaft  astringjente – nje cilesi qe shpjegon efikacitetin e tij ne pastrimin e sistemit limfatik.

Perberesit e tij astringjente ndihmojne edhe ne hollesimin e mukusit, duke bere me te thjesht eliminimin e tij nga organizmi.


Xhanxhafili

Ne xhanxhafil u gjenden dymbedhjet substance antivirale te vecanta, qe e bejne nje zgjedhje te shkelqyeshme ne rast se keni nje infeksion viral.
Gjithashtu, xhanxhafili ka dhe nje fonksion te lehte analgjezik (e lehteson dhimbjen), qe ndihmon ne lehtesimi i simptomave si dhimbja e kokes, dhimbjet e grykes. Pervec kesaj, eshte edhe nje ilac eficient kunder vjelljes.

Gjeja me e rendesishme per t’u rikujtuar ne rastin kur po lufton me nje infeksion viral eshte te mbeshtesesh proceset natyrale te sherimit dhe te eliminimit te trupit tend. Kjo do te thote, evitimi i ushqimeve qe intensifikojne kongjestionin dhe orientimi drejt ushqimeve me efekt pastrami.


Ngrenja e ushqimeve te  paperpunuara me nje perqindje te larte uji dhe nutrientesh do t’ju ndihmoje te ribehesh shume me shpejt. Per nje system imunitar te shendetshem, gjithashtu eshte e rendesishme te plotesosh veten me gjume dhe pushim te plot.

Gjithe keto hapa do te shkurtojne pergjithesisht zgjatjen e infeksionit dhe ne shumicen e rasteve do te reduktojne simptomat e semundjes."

Burimi i ketij artikulit:
http://rawfoodsolution.com/foods-to-help-you-get-rid-of-a-viral-infection/


Tuesday, February 7, 2012

Mrekullia e jetes sime

Mrekullia e jetes sime eshte pa dyshim femija ime.

Shpesh here cuditem si ka mundesi qe ky vogelush mund te me kete ndryshuar kaq shume perceptimin i jetes, menyren e te menduarit dhe te vepruarit.  

Tani qe po shkruaj keto fjalite dhe me shkon mendja tek xhanushi im, po buzeqesh dhe me mbushet zemra me lumturi dhe nje ndjenje kaq te mire qe te ben te harosh per cdo gje tjeter. Gjithcka behet e parendesishme ne krahasim me kujdesjen per femijen dhe cfaredolloj shketesimesh per te. Mireqenja ime varret nga ajo e femijes sime.

Cdo buzeqeshje qe te dhuron, ose perqafim te rastesishem - jane shperblimet me te bukura qe mund te marrin prinderit nga femija e tyre.

Femijet na bejne te perjetojme jeten nga fillim, ta shikojme boten me syte e tyre.
Me ben shume qejf kur e shikoj djalin tim me syte plot kuriozitet duke zbuluar gjera te reja. Eshte brenda procesit i zhvillimit dhe cdo femij e ka programin e vet per tu zbuluar dhe konceptuar si eshte organizuar bota.

Patjeter qe shumica nga zbulimet e femijeve behen nepermjet shkatrimeve te shtepise dhe besoj se prinderit kane nevoje per nervat te forta per te kaluar kete periudhe jo e lehte: te pikturuarit e mureve, te mobilerise, te kateve me stilolapse me ngjyre, te nzjerjen e gjerave nga dollapet e guzhines dhe dhomes, dhe lloj lloj crregullimesh qe e bejne femijet tona me nje kenaqesie te jashtezakonshme.

Me gjithe ate, shpesh here jemi tolerante dhe e lejojme ta bejne ate qe duan vetem qe ta plotesojne kuriozitetin, qe te jene te qete edhe ata edhe ne.

Ata kane nevoje per mbeshtetjen tone, ne cdo hap te pasigurt qe po i bejne. Dhe ne si prinderit duhet te jemi gjithmone afer per t'u dhen nje dore ndihme dhe keshile.

Nuk eshte nje mision e lehte, por duke e nisur njehere, e vazhdojme pergjithmone, dhe cilesite e domosdoshme qe nuk duhet te na mungojne jane: durimi, toleranca, dhembshuria, te kuptuari, riguroziteti, qendrueshmeria dhe gjithe keto te plotesuara me shume, shume dashurie!



Friday, December 30, 2011

Fundi i vitit dhe fillimi i ri

Sic po afrohet fundi i vitit besoj se secili ka nje permbledje konkluzionesh per vitin qe kaloi dhe planet per vitin tjeter. Keshtu eshte natura e njeriut se gjithmone deshiron nga vetja me shume, do te jete me i suksesshem, me i mire, me i kujdesshem ndaj gjerave te rendesishme edhe nese nuk e ke permbushur ne  te kaluaren ose ne te tashmen, e shtyn per tu realizuar ne te ardhmen, domethene ne vitin i ri.

Momenti i ndrimit te viteve eshte kryesisht persosur per tu bere planet, per tu shpresuar dhe per te pohuar qe qe tani cdo gje do ndryshoje: do behemi me mire, do jemi me energjike, me te shpejte per tu bere gjerat. Viti i Ri eshte si nje moment magjik kur secili pret qe nje force magjike do t'i ndryshoje ne menyre kardinale jeten. Edhe ky eshte zhgenjimi me i madhe, sepse cdo ndryshim fillon nga ndryshimi i vetes, nga trainimi i brendshem. Vetem pastaj ndryshon dhe jeta.

Une nuk jam perjashtim dhe shpesh here planet qe e kam bere per vitin i ri kane ngelyr vetem te shkruar ne leter ose u realizuan vetem pjeserisht. Dhe kete vite, si cdo vit tjeter e lutem vetes qe te ndryshohem dhe te behem me te pergjegjeshem, te shfrytezoj me shume mundesite qe e kam. Sidomos tani, qe jam bere nene, kam dhe nje aresye me shume per tu luftuar, per tu arritur me lart dhe te jem krenare per ate qe po bej.

Nje gje qe e lut Zotit eshte qe te me jape me shume energji dhe entuziasm per te mbaruar gjerat e nisura dhe per te nisur ato qe e kam ndermend.
Te na behet viti i mbarre, me shendet dhe lumturi ne cdo fushe.

Friday, December 23, 2011

Femijet shqiptare



Sic e deni tani, jam nje te huaje qe jeton ne Shqiperi, jam martuar me nje shqiptar dhe kam nje femije qe shpejt do te mbushe dy vjec.

Do desha te flas pak per jeten e femijeve ne Shqiperi edhe pikerisht ne Tirane. Gjeja e pare qe vehet rre ne kete vend eshte se Sqiperia ka shume femije. Nje shetitje e zakonshme neper parkun i liqenit te krijon nje pamje shume e kendshme: femijet jane ne ambientin e tyre me te persosur, duke vrapuar, duke lozur me njeri tjetrin ne ajer te paster dhe hapesire te madhe – gjerat kaq te rendesishme per zhvillimin e tyre normal.

Gjeja qe me shqeteson eshte se megjithese numri i femijeve shtohet cdo vite ne Tirane, mundesite per tu zbavitur edhe per tu kontribuuar ne zhvillimin i tyre jane shume te pakta ose nuk jane reklamuar ne menyre te mjaftueshme. Do me thene, njerezit, duke perfshire dhe veten time, nuk e dine cfare te bejne me femijet ne kohen e lire edhe nga ana tjeter femijet tane kane kaq shume energji dhe deshire per ta kaluar kohen ne menyre sa me interesante, per tu mesuar gjerat te reja ne jete.

Pervec liqenit dhe lokaleve me lodrat, a ka ndonje vend i destinuar per femijet qe te kenaqen dhe femijet dhe prinderit? A ka ndonje site shqiptar ose ndonje menyre per ta vene ne dijeni te njerezve qe, voila, ju ofrojme femijeve tuaj kete dhe kete. Me vjen shume keq se cdo vite hapin vetem kafenete dhe restorane te reja ne Tirane, nje biznesmen kopion tjetrin dhe asnjeri nuk ndermerr pergjegjesine per tu hapur ndonje qender per femijet, dhe te mos jete vetem per oligarket e Shqiperise, por edhe per klasen e mesme. Jam e sigurt qe do kete shume sukses ky loji i biznesit. Dhe sigurisht perfitimi do jete nga te dyja anat.

Ne vizionin tim, do ishte mrekullueshme qe te hapet ndonje qender per femijet me nje oborr te madh te jashtem, qe te ofroje shume loje aktivitetesh te drejtuar nga njerez te kualifikuar qe te kujdesin dhe ti ofrojne femijeve lojet interaktive qe do te ndimoheshin ne zhvillimin e tyre. Qe prinderit te kene qetesine duke lene femijet atje ne duart te sigurta.

Me vjen shume keq qe femijet rine vetem perballe televizorit, kompjuterit ose mbrapa prinderve te kafenete, kur ata duke pire kafen e tyre e zakonshme, jane aq te bezdisur te vezhgojne ne cdo moment femijin qe vrapon gjitheandej ne nje ambient i vogel dhe natyrisht papershtatshem per vrapimet e femijeve.

Nderkohe, shume shpesh degjoj rastesisht nga shoqet e mia qe, ja ka nje salon per te mesuar femijet te pikturojne, ose, ja te ai vendi ka nje piscine shume te mire me instruktore qe i meson femijeve te notojne, etc, etc. Me siguri keto qendra jane shume te rendesishme edhe me siguri kane nevoje per klinte – femije, atehere pse nuk e reklamojne ofertat e tyre, pse nuk na e vejne ne syte, qe te jemi me dijeni? Edhe ashtu – per cdo loj sherbimesh per femijet : mjekesore, shendetsore, per trajnime te ndryshme, qe do jene ne sherbim te zhvillimit i femijeve tane te dashur.

Mua me mungojne ne Shqiperi saitet profesioniste te internetit pekerisht destinuar per femijet, me informacion mbi shendetin, zhvillimin i tyre, me reklamen e produkteve per femijet qe mund te gjesh ne Shqiperi. Qe te jete edhe me nje platforme komunikime per prinderit qe duan te shkembejne eksperiencat e tyre personale po edhe te bejne pyetjet qe e shqetesojne. A ka ndonje te till? Google s’me tregon gje...

Thursday, August 18, 2011

Si eshte te imigrosh ne nje vend te huaj?

Vendimi te ndrosh vendin tend me nje vend te huaj, eshte nje nga me te veshtire ne jete, sepse ndryshimi i vendit eshte ne

fakt ndryshimi e gjithe jetes. Gjithcka fillon nga e para, nga faqja zero – shoke e shoqe te rinj , pune te re, traditat dhe stili i jetes ndryshe nga ai i meparshem. Kush do qe ka imigruar jashte vendit, do me kuptoje shume mire besoj.

Eshte me e lehte te imigrosh ne nje vend me i mire, ku ka mundesira me te mira per jeten, sidomos kur vendi tend nuk te ofron e nevojshmen per nje jete e kenaqshme. Por ky nuk eshte edhe rasti im. Ne vendin tim, i cili megjithse jo dhe jashtezakonisht i zhvilluar, une kam pasur nje pune shume te mire, me mundesira per rritje personale dhe profesionale, shoqeri prej vitesh qe nga shkolla dhe universiteti, atje kam nje familje e mrekullueshme dhe te afermit shume te dashur.

Gjithe keto une e kam ndruar me Shqiperine, me teper per jeten ne vendin e te dashurin tim (tashme tim shoq). Me nje jete e re ku une e fillova si nje femij te vogel ta kap nga e para – gjyhen, traditat dhe zakonat, menyrat e sjelljes karakteristike, te merrem doren me nje pune te re, te krijoj shoqerine e re – shqiptare dhe te huaje. A ishte e lehte kete zgjedhje? me siguri jo. Qe tani me kujtohen ato ditat e trazuara kur e beja perllogaritjet e mia midis dashurise dhe atdheun time. Dhe si perfundim peshoria u rendua nga ana e Shqiperise dhe bashkimit me timin shoq.

Tani prej tre vitesh qe po jetoj ne Shqiperi mund te them se ne pergjithesi jam mjaft e integruar ne kete vend. U mesova edhe e kam asimiluar shume gjerat, megjithese gjithmone do me marre shume mall per vendin tim dhe gjerat e dashura qe e kam lene atje. Tashme kam edhe nje femij te mrekullueshem qe e ka perbashkuar dy kombesi edhe na ka lumturuar pergjithmone.

Si perfundim do desha te rrefej se asgje nu eshte e pamundur ne kete jete, dhe njeriu mesohet me cdo gje, rendesi kane perpjeqjet dhe parimet e tij qe i zoterojne jeten. Mund te jesh i lumtur apo i palumtur ne cdo vend te botes. Fatin tone shpesh here e kemi ne dore.