Friday, December 23, 2011

Femijet shqiptare



Sic e deni tani, jam nje te huaje qe jeton ne Shqiperi, jam martuar me nje shqiptar dhe kam nje femije qe shpejt do te mbushe dy vjec.

Do desha te flas pak per jeten e femijeve ne Shqiperi edhe pikerisht ne Tirane. Gjeja e pare qe vehet rre ne kete vend eshte se Sqiperia ka shume femije. Nje shetitje e zakonshme neper parkun i liqenit te krijon nje pamje shume e kendshme: femijet jane ne ambientin e tyre me te persosur, duke vrapuar, duke lozur me njeri tjetrin ne ajer te paster dhe hapesire te madhe – gjerat kaq te rendesishme per zhvillimin e tyre normal.

Gjeja qe me shqeteson eshte se megjithese numri i femijeve shtohet cdo vite ne Tirane, mundesite per tu zbavitur edhe per tu kontribuuar ne zhvillimin i tyre jane shume te pakta ose nuk jane reklamuar ne menyre te mjaftueshme. Do me thene, njerezit, duke perfshire dhe veten time, nuk e dine cfare te bejne me femijet ne kohen e lire edhe nga ana tjeter femijet tane kane kaq shume energji dhe deshire per ta kaluar kohen ne menyre sa me interesante, per tu mesuar gjerat te reja ne jete.

Pervec liqenit dhe lokaleve me lodrat, a ka ndonje vend i destinuar per femijet qe te kenaqen dhe femijet dhe prinderit? A ka ndonje site shqiptar ose ndonje menyre per ta vene ne dijeni te njerezve qe, voila, ju ofrojme femijeve tuaj kete dhe kete. Me vjen shume keq se cdo vite hapin vetem kafenete dhe restorane te reja ne Tirane, nje biznesmen kopion tjetrin dhe asnjeri nuk ndermerr pergjegjesine per tu hapur ndonje qender per femijet, dhe te mos jete vetem per oligarket e Shqiperise, por edhe per klasen e mesme. Jam e sigurt qe do kete shume sukses ky loji i biznesit. Dhe sigurisht perfitimi do jete nga te dyja anat.

Ne vizionin tim, do ishte mrekullueshme qe te hapet ndonje qender per femijet me nje oborr te madh te jashtem, qe te ofroje shume loje aktivitetesh te drejtuar nga njerez te kualifikuar qe te kujdesin dhe ti ofrojne femijeve lojet interaktive qe do te ndimoheshin ne zhvillimin e tyre. Qe prinderit te kene qetesine duke lene femijet atje ne duart te sigurta.

Me vjen shume keq qe femijet rine vetem perballe televizorit, kompjuterit ose mbrapa prinderve te kafenete, kur ata duke pire kafen e tyre e zakonshme, jane aq te bezdisur te vezhgojne ne cdo moment femijin qe vrapon gjitheandej ne nje ambient i vogel dhe natyrisht papershtatshem per vrapimet e femijeve.

Nderkohe, shume shpesh degjoj rastesisht nga shoqet e mia qe, ja ka nje salon per te mesuar femijet te pikturojne, ose, ja te ai vendi ka nje piscine shume te mire me instruktore qe i meson femijeve te notojne, etc, etc. Me siguri keto qendra jane shume te rendesishme edhe me siguri kane nevoje per klinte – femije, atehere pse nuk e reklamojne ofertat e tyre, pse nuk na e vejne ne syte, qe te jemi me dijeni? Edhe ashtu – per cdo loj sherbimesh per femijet : mjekesore, shendetsore, per trajnime te ndryshme, qe do jene ne sherbim te zhvillimit i femijeve tane te dashur.

Mua me mungojne ne Shqiperi saitet profesioniste te internetit pekerisht destinuar per femijet, me informacion mbi shendetin, zhvillimin i tyre, me reklamen e produkteve per femijet qe mund te gjesh ne Shqiperi. Qe te jete edhe me nje platforme komunikime per prinderit qe duan te shkembejne eksperiencat e tyre personale po edhe te bejne pyetjet qe e shqetesojne. A ka ndonje te till? Google s’me tregon gje...

No comments:

Post a Comment