Thursday, September 3, 2020

Rreth blogut tim


Unë nuk jam magjistare, jam nënë e në të njëtjën kohë  ende po  mësoj sesi të jem një nënë e përkryer.


Çdo nënë është një thesar i çmuar eksperiencash dhe përvojash. Të jesh nënë është, pa dyshim, një talent, një art i veçantë, por në radhë të parë - një profesion. Një profesion qe mësohet  dhe sterrmësohet gjatë gjithë jetës, në çdo  stad të rritjes së fëmijes.  Eshtë si një kurs afatgjatë, nga i cili, në asnjë moment nuk mund të përjashtohesh apo të ndalosh për të bërë pak pushim.

Që nga momenti i konceptimit të fëmijes, dhe sidomos, qe nga degjimi i belbëzimës së   parë, ne, nënat, e marrim në duart tona delikate “zjarrin olimpik” për të vazhduar stafetën e stergjysheve, gjysheve dhe nënave tona, duke përpjekur qe të kryejmë edhe më së miri misionin e nënës. Nëse do t’ia dalim për mirë ose  keq, kjo gjë  varet  terësisht nga vullneti dhe përkushtimi jonë.

Besoj së një nënë e vertetë, është ajo qe eshte e perkushtuar ndaj  rritjes së fëmjes së shendetshme nga ana fizike por edhe psikike. Kjo gjë nuk është e lehtë për t’a arritur por, si nje nene e vertete, mundohesh që , kryesisht në vitet e para të jetës, kur krijohen bazat e personalitetit të fëmijes,t’I japësh fëmijës tënd vizionin mbi një jetë të ekuilibruar dhe harmonike, me fjalë të tjerë, një jetë e lumtur.

Une, si nënë e re, kam hasur dhe vazhdoj te hasem me sfida te reja ne kryerjen e misionit tim. Djali im i vogël eshte ai qe me ka trajnuar, më “detyroi” te lexoj shume libra te “specialitetit të nënës” – libra mjekësore, psikologjike, rreth ushqyerjes së fëmijëve , arsimore, etc. Ato më kanë bindur të provojë, të vezhgoj, të nxjerr konkluzione mbi gabimet dhe arritjet e mia si nënë. Të qenit nënë sigurisht që është instiktive por për të qenë një nënë e përsosur ajo duhet mësuar.

Me siguri, çdo nënë, e ka përvojen personale dhe është me plotë ide dhe receta për situata të ndryshme te lidhura me fëmijet. Gjithë këshillat  e nënëve janë të vlefshme, të gjitha  janë të çmuara!

Në këtë blog do të ndaj me ju me shumë dashuri  sekretet e mia mbi kujdesjen ndaj fëmijes, do t’ju përcjell këshilla të bazuara dhe të dokumentuara, duke përfshirë fusha të ndryshme kaq të dobishme për rritjen e mbarë të fëmijes si: shendeti, ushqyerja, psikologjia, arsimi dhe zhvillimi, etj  por pa përjashtuar dhe idetë për zhvillimin dhe mirëqenjen tonë, të nënave, sepse nga ne varet dhe mirëqenja e gjithë familes. Apo jo?

Gjithashtu, meqense, duke edukuar fëmijet, edukohemi dhe vetë, e perforcojmë, apo përvetësojmë disa cilësi që  janë mjete të nevojshme për të rritur një fëmijë, ky blog, do jetë dhe një rrëfim mbi sukseset e arritura nga unë, qellimet e propozuara dhe hapat e bëra për arritjen e tyre.


Me fjalë të tjerë, kjo do jetë një platformë për të promovuar eksperiencën time si nënë, të njohurive time teorike dhe praktike të lidhura me organizimin e një jetë të lumtur dhe të shendetshme të  të gjithë familjes.

No comments:

Post a Comment