Friday, December 30, 2011

Fundi i vitit dhe fillimi i ri

Sic po afrohet fundi i vitit besoj se secili ka nje permbledje konkluzionesh per vitin qe kaloi dhe planet per vitin tjeter. Keshtu eshte natura e njeriut se gjithmone deshiron nga vetja me shume, do te jete me i suksesshem, me i mire, me i kujdesshem ndaj gjerave te rendesishme edhe nese nuk e ke permbushur ne  te kaluaren ose ne te tashmen, e shtyn per tu realizuar ne te ardhmen, domethene ne vitin i ri.

Momenti i ndrimit te viteve eshte kryesisht persosur per tu bere planet, per tu shpresuar dhe per te pohuar qe qe tani cdo gje do ndryshoje: do behemi me mire, do jemi me energjike, me te shpejte per tu bere gjerat. Viti i Ri eshte si nje moment magjik kur secili pret qe nje force magjike do t'i ndryshoje ne menyre kardinale jeten. Edhe ky eshte zhgenjimi me i madhe, sepse cdo ndryshim fillon nga ndryshimi i vetes, nga trainimi i brendshem. Vetem pastaj ndryshon dhe jeta.

Une nuk jam perjashtim dhe shpesh here planet qe e kam bere per vitin i ri kane ngelyr vetem te shkruar ne leter ose u realizuan vetem pjeserisht. Dhe kete vite, si cdo vit tjeter e lutem vetes qe te ndryshohem dhe te behem me te pergjegjeshem, te shfrytezoj me shume mundesite qe e kam. Sidomos tani, qe jam bere nene, kam dhe nje aresye me shume per tu luftuar, per tu arritur me lart dhe te jem krenare per ate qe po bej.

Nje gje qe e lut Zotit eshte qe te me jape me shume energji dhe entuziasm per te mbaruar gjerat e nisura dhe per te nisur ato qe e kam ndermend.
Te na behet viti i mbarre, me shendet dhe lumturi ne cdo fushe.

No comments:

Post a Comment