Tuesday, February 7, 2012

Mrekullia e jetes sime

Mrekullia e jetes sime eshte pa dyshim femija ime.

Shpesh here cuditem si ka mundesi qe ky vogelush mund te me kete ndryshuar kaq shume perceptimin i jetes, menyren e te menduarit dhe te vepruarit.  

Tani qe po shkruaj keto fjalite dhe me shkon mendja tek xhanushi im, po buzeqesh dhe me mbushet zemra me lumturi dhe nje ndjenje kaq te mire qe te ben te harosh per cdo gje tjeter. Gjithcka behet e parendesishme ne krahasim me kujdesjen per femijen dhe cfaredolloj shketesimesh per te. Mireqenja ime varret nga ajo e femijes sime.

Cdo buzeqeshje qe te dhuron, ose perqafim te rastesishem - jane shperblimet me te bukura qe mund te marrin prinderit nga femija e tyre.

Femijet na bejne te perjetojme jeten nga fillim, ta shikojme boten me syte e tyre.
Me ben shume qejf kur e shikoj djalin tim me syte plot kuriozitet duke zbuluar gjera te reja. Eshte brenda procesit i zhvillimit dhe cdo femij e ka programin e vet per tu zbuluar dhe konceptuar si eshte organizuar bota.

Patjeter qe shumica nga zbulimet e femijeve behen nepermjet shkatrimeve te shtepise dhe besoj se prinderit kane nevoje per nervat te forta per te kaluar kete periudhe jo e lehte: te pikturuarit e mureve, te mobilerise, te kateve me stilolapse me ngjyre, te nzjerjen e gjerave nga dollapet e guzhines dhe dhomes, dhe lloj lloj crregullimesh qe e bejne femijet tona me nje kenaqesie te jashtezakonshme.

Me gjithe ate, shpesh here jemi tolerante dhe e lejojme ta bejne ate qe duan vetem qe ta plotesojne kuriozitetin, qe te jene te qete edhe ata edhe ne.

Ata kane nevoje per mbeshtetjen tone, ne cdo hap te pasigurt qe po i bejne. Dhe ne si prinderit duhet te jemi gjithmone afer per t'u dhen nje dore ndihme dhe keshile.

Nuk eshte nje mision e lehte, por duke e nisur njehere, e vazhdojme pergjithmone, dhe cilesite e domosdoshme qe nuk duhet te na mungojne jane: durimi, toleranca, dhembshuria, te kuptuari, riguroziteti, qendrueshmeria dhe gjithe keto te plotesuara me shume, shume dashurie!



No comments:

Post a Comment